WELCOME TO ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCE
 
 
  WELCOME TO ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCE  
 
NEWS AND EVENTS
The message of AAAS to the new President of Albania
The 100-year anniversary of declaration of independence of Albania preparations
Presentations, in honor of Professor. Peter Priftit
The 600 th anniversary symposium of Scanderbeg
   
Book by Members
Publish your book here!!  
Online Mentoring
Mentoring has the power to make a significant difference in Student life. AAAS.more  
  The 100-year anniversary of declaration of independence of Albania
BRONX NEW YORK : Me 28 janar, Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qender ne New-York , ka mbajtur ne lokalin Govanis, me pronar shqiptar Gjergj Dedvukaj, takimin mbi organizimin e festimit te 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, ne Vlore, me 28 Nentor 1912 nga shtetari i madh, Ismail Qemali.
   

Prof.Doc. Kodra : "Kombi shqiptar eshte zgjuar, dhe me plot te drejte, per ne shqiptaret Shekulli i XXI -te, eshte Shekulli i Shqiptareve"

BRONX NEW YORK : Me 28 janar, Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qender ne New-York , ka mbajtur ne lokalin Govanis, me pronar shqiptar Gjergj Dedvukaj, takimin mbi organizimin e festimit te 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, ne Vlore, me 28 Nentor 1912 nga shtetari i madh, Ismail Qemali. Ne kete takim moren pjese Agron Fico , Ahmet Zherka, Skender Kodra, Astrit Tota, Adem Harxhi, Ilirjana Sulkuqi, Agim Boba, Xhevat Limani, Mark Gecaj, Destan Dema, Prend Qeta, Bajram Doka, Mehill Velaj, Rape Ruci, Genc Leka, Nelson Çabej, Ded Ivezaj dhe Ramazan Skara.

Ne mbledhjen e kryesise se Akademis se Shkencave Shqiptaro- Amerikane, kreu i saj professor Skender Kodra, eshte shprehur se per kete qellim eshte ngritur posaqerisht edhe nje komision i kesaj akademie, qe do te merret per pergatitjen e veprimtarive per 100 vjetorin e pavaresise.

Per ngjarjen me madhore te historise sone kombetare , theksoje Kodra, 100 vjetorin e pavaresise, Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane do te mbaj ne 27 nentor ne New York, organizimin e nje Konference Shkencore dhe botimin e nje numri te veçante te revistes "Dituria", si dhe nje Darke jubilare shoqeruar, ne daten 28 me ngritjen e flamurit ne qender te New Yorkut.. 

Konferenca shkencore per 100 vjetorin e pavaresise, u tha se do te kete kumtesa qe do t'i kushtohen pavaresise se Shqiperise, mbajtur nga anetare te kesaj akademie, perfaqesues te fushave te ndryshme nga SHBA, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Lugina e Presheves dhe Çameria.


Kodra : "Kombi shqiptar eshte zgjuar, dhe me plot te drejte, per ne shqiptaret Shekulli i XXI -te, eshte Shekulli i Shqiptareve"

Nderkohe, duke vlersuar rolin dhe kontributin e Vatres ne kete 100 vjetor, te themelimit te saj, professor Kodra, solli nje deshmi qe tregonte, kur ai kishte qene se bashku me disa patriot te tjere, anetare te kryesise se deges se kesaj shoqate ne Brooklyn.

Ne materialin e ruajtur me kujdes prej tij - dukej qart koha kur ai vete si sekretar i kesaj dege, kishte udhehequr nje fushate mbledhje ndihmash ne vitin 1972, per Nene Terezen, kohe, kur ajo hapi shtepine e pare, per misionaret e bamiresise ne SHBA, pikerisht ne Bronx.

Kryetari i Akademise, professor Skender Kodra, nenvizoje se "kur vjen puna per çeshtjen kombetare ne shqiptaret, jemi me te gjitha shoqatat dhe organizatat, por asnjehere internacionaliste dhe komuniste, mbasi kete e kemi bere , vetem e vetem, qe te jemi ne dobi te kombit, duke evituar faktoret e perçarjes, shmangien e saj dhe rritjen e prestigjit te komunitetit tone ne interese te kombit".


Qellimi i veprimtarive te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, organizuar nga Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane ne 27 nentor ne New York, u tha ne takim; do te jete qe te prezantohen vlerat kombetare te diaspores, roli i saj dhe kontributet e medha qe ka dhene ajo ne mbrojtjen e Shqiperise nga sumet e huaja.

Duke marre fjalen ne kete takim Nen/kryetari i kesaj akademie Professor Agron Fico, u shpreh se ashtu siç theksoi kryetari i Akademise, Prof. Dr. Skender Kodra, ky aksion madhor kerkon angazhimin pasionant te te gjithe anetareve dhe bashkepunetoreve te Aklademise per te arritur rezultate cilesore, qe do te na nderojne para kombit.

      "Une, thote professor Fico, ne detyren e ngarkuar po parashtroj mendimet dhe propozimet per organizimin e Konferences Shkencore. Duke shtuar se pari tha ai: Edhe pse secili mund te jape ndihmese me kumtesa, studime dhe shkrime, kryesore eshte qe ato duhet te jene ne standartin me cilesor dhe te denja per ngjarjen. Te jemi te qarte edhe pse jo gjithkush eshte historian i mirefillte, por ama gjithsecili per punimin e vet duhet te beje hulumtime dhe te sjelle fakte shkencore.

Ato duhet te shkruhen ne stadartin e gjuhes se njesuar shqipe kombetare. Se dyti: Konferenca, sugjeroj te zhvillohet ne nje dite, pra te perfshihen 12-15 kumtesa.Kumtesat dhe studimet e tjera te botohen ne revisten "Dituria", ne qofte se redaksia i gjykon te pershtatshme.Se treti: Tematika e kumtesave te jete gjitheperfshirese, d.m.th. per momentet kryesore dhe jo per ngjarje lokale, pavaresisht nga rendesia.Se katerti: Rekomandohet qe secili nga ne eshte mire te shkruaje ne shtypin e Diaspores ose ate te Shqiperise dhe Kosoves per kete ngjarje madhore.Se pesti: Kerkohet qe qysh sot te mendohet dhe te filloje puna organizative: ftesat, mjedisi i konferences, zbukurimi i saj, koktej, masmedia etj.

Se gjashti: Kumtesat duhet te kene keto kerkesa:a) Te shtjellojne temen aq sa e gjykon autori.b) T'i dorezoje komisionit te Konferences vetem pjesen qe do te lexoje 3-4 faqe.c) Kumtesa duhet te kete bibliografine dhe referencat e duhura/ nevojshme.Se shtati: Te respektohen afatet e dorezimit te materialit. Afati i fundit te jete 10 shtatori 2012"

Ne fund te fjales se tij Nen/kryetari i kesaj akademie Prof.Dr. Agron Fico, nenvizoje se "Kjo eshte nje ngjarje e shenuar dhe kerkon pune, perkushtim konkret, sepse do te pasqyroje kredibilitetin tone shkencor-moral. Padyshim duhet qe secili nga kryesia, bashkepunetoret tane aktive te marrin nga nje teme konkrete, qe keshtu te sigurohet edhe garancia e realizmit te suksesshem te saj.Pervoja jone e mire natyrisht do te na ndihmoje per te perballuar me dinjitet edhe kete ngjarje teper te madhe ne historine e kombit tone" tha Fico.


Ne diskutime u perfshine edhe Agim Boba, Genc Leka,Mark Gecaj, Adem Harxhi, Mehill Velaj, Ilirjana Sulkuqi, Preng Qeta, Ahmet Zherka, Nelson Çabej, Rape Ruci e tjer. Skenografi i njohur Astrit Tota, premtoi se posaçerisht me rastin e 100 vjetorit, ai do te pikturoi nje portret te titulluar " Ismail Qemali - arqitekt i Pavaresise se Shqiperise".

Takimi u mbyll me nje diskutim te aktorit te njohur Xhevat Limani, regjiizor dhe producent i cili tha se :" Natyrisht, qe per bindjet e mija - Akademia eshte institucioni me i larte i dijes nje tempull hyjnor qe kan lidhje per te vazhduar shpirtgjatesine e nje kombi.

Dhe ajo qe dua te them shtoi ai eshte se shqiptaret e Amerikes nuk jane me diaspore, sepse Diaspore do te thote pjese e shkeputur e nje kombi, ndersa ne Shqiptaret e Amerikes, jemi shume te lidhur me vendin tone, "mmarrim pjese me kombin, jemi te bashkengjitur me kombin jetojm dhe shqetesohemi per kombin".

Andaj edhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve ne Nee York ne dinjitetin e vet do te jete pjesmarrese e kesaj dasme te madhe kombetare ne kete 100 vjetor te shtetit shqiptar - i lire dhe i pavarur te mbledhi rreth saj te gjithe shqiptaret ne Nju Jork. ." Ne duhet te deshmojm dhe mesazhet qe do te shkojn nga Nju Jorku, nga gjithe shqiptaret e Amerikes do te jemi nje dore e ngroht per Shqiperine tone, edhe morale, edhe emocionale edhe shpirterore". (By Mr.Sina)

 

 
Kontaktoni
AAAS
The Albanian American Academy of Science was established in 1995 as a non-profit organisation that aims at promoting and supporting the interests of its members and constantly increasing academik relations and investments between Albania and the USA.
Usefull link
http://www.usatoday.com/
http://www.keshilliministrave.al/
http://www.uni-pr.edu/
http://embassyofalbania.org/
http://www.unitir.edu.al
http://www.ny.gov/
http://www.usatoday.com/
http://www.google.com
Reklama

Copyright © 2012 AAAS. All Rights Reserved