Akademia frymezon dhe ndihmon studiuesit praktike qe aspirojne te behen elita e ardheshme intelektuale te cileve do t'iu takoje nje rol udheheqes per te bere ndryshime pozitive te dukeshme ne avancimin e progresit ne fushat e shkences, teknikes e teknologjise,kultures dhe arteve.
Akademia, duke njohur boten shpirterore te studiusve te rritur dhe pasionin e deshirat e tyre qe tu jepet rasti per te patur nje doktorate e njekohesisht te kryejne edhe detyrat e tjera te tyre duke qene prane familjes ,si dhe per te ruajtur vendin e punes, u krijon atyre mundesite me dergimin e programeve te detajuara kudo qe ata ndodhen ne skajet me te ndryshme te botes brenda dhe jashte trojevet shqiptare. Nje ndihme e kualifikuar do te ju jepet atyre nepermjet te drejtuesve te kualifikuar shqiptare dhe te huaj te fushave perkatese te cilet do te jene ne kontakt te vazhdueshem me studentat e tyre.
Akademia eshte nje komunitet i plote studiuesish dhe studentat nuk ndodhen kurre te vetmuar.Atyre u jepen mundesite per te perdorur mjetet moderne te komunikimit si Interneti dhe E-mail per te bere pune te gjere kerkimore ne te gjitha skajet e botes duke shfrytezuar arritjet me te fundit te shkences,teknikes dhe teknologjise,per tu lidhur me institutet, me kolege e studjues te kualifikuar te botes mbare. Ajo do t'iu krijoje mundesi studjusve per te marre pjese ne seminare te ndryshme per njohjen e kompjuterave si dhe te lidhen e komunikojne me studente te fushes se tyre.
Akademia eshte lidhur gjithashtu me bibliotekat me prestigjiose ne mbare boten duke u krijuar mundesite studiusve te shfrytezojne leteratyren bashkekohore dhe pervojen e studiuesve me te njohur.
Programet e saj mbeshteten ne traditat e Akademive me te njohura amerikane dhe boterore si dhe ne pervojen e studjusve te te gjitha trevave shqiptare e diaspores qe kane bere ze ne fushat e ndryshme te shkences,teknikes,arteve dhe tradites ne pergjithesi.Ato jane te ndertuara ne baze te koncepteve bashkekohore te shkences dhe teknologjise moderne.
Akademia siguron njesimin e titujve dhe gradave shkencore duke i bere ato te barazvlefshme me ato te vendeve me te perparuara dhe qe njihen ne te gjitha vendet e botes.
Ky katalog ju prezanton boten e pasur te Akademise sone qe, sic permendem me lart,mbeshtetet ne pervojen bashkekohore te akademive me te njohura te botes. Por ju konsideroheni si nje doktor i ardheshem i shkencave,ose synoni te beheni i tille,keshtu qe desheroni te dini me shume per projektet dhe programet e akademise.
Akademia synon qe ne procesin e pregatitjes te arrihen suksese per nje grup njerzish me karakteristika jo te perbashketa.Ajo perpiqet qe studentet te arrijne rezultate sa me te medha duke marre parasysh pjekurine e tyre te arrijtur ne procesin e punes shkencore. Vete studentat jane te angazhuar per te ngritur karrieren potenciale nivelin cilesor te jetes se tyre per tu ngritur ne karrieren e tyre shkencore dhe kerkojne edhe mjetet e nevojeshme per te bere ndryshime pozitive ne vendin ku jetojne e punojne.
Ne nje sens shume te vecante,studentet jane njerzit tane te akredituar ku do te punojne me vone.Ata duhet te bazohen ne nje pergjegjesi profesionale ne vendin e punes,familje e kudo dhe do te ndjekin nje pune rigoroze kerkimore ne bashkepunim me akademine. Duke punuar ne nje fushe te zgjedhur vete ata do te pasurojne njohurite e tyre gjate procesit studimor e me tej. Duke u marre me nje jete te ngjeshur profesionale dhe duke u lidhur me institutet e ndryshme akademike kudo ne bote,duke perfshire edhe universtitet kerkimore nga me te njohurat, ata do te jene krenaria dhe fuqia jone.
Ne akademi, ne besojme qe pregatitja eshte nje proces,dhe jo nje vend. Eshte ajo qe ju beni dhe jo cdo vend ku shkoni.Studentet tane punojne ne menyre autonome por nen mbikqyrjen dhe udheheqjen konstante te perfaqesuesit te akademise te atashuar prane tyre (Mentor). Duke ecur se bashku ne rrugen drejt diplomimit te dyja palet do te perfitojne nga procesi ne vazhdimesi nga ecuria shkalle-shkalle e procesit te bashkepunimit nji me nji(bilateral). Cdo student ka mundesine te futet ne te gjitha deget e akademise qe do ti pershtatet nivelit te kapacitetit te tyre gjate kohes se studimeve.
Akademia synon qe, per hir te ardhmes se kombit,dhe duke u mbeshtetur ne krenarine dhe traditen tone kombetare e boterore te avancoje nivelin cilesor te diplomimit me gradat me te larta,njerez me frymezim dhe aspirata qe me ndershmeri te perpiqen me te gjitha forcat e tyre per ngritjen ne nivel me te larte te shkences, kultures , shoqerise dhe kombit tone, per thellimin dhe konsolidimin e demokracise.
Prof.Dr.Skender Kodra Ph.D.