BEQIR SINA, New York
Idetë dhe orjentimi Ideopolitik, të shprehura në dy librat e Gregory Limas, me bashkëautor Xhevat Limanin, jo vetëm që na i sqarojnë dhe begatojnë njohurit tona për situatat por këto Ide mund të na shërbejnë edhe si udhërrefimi më i mirë në orjentimin tonë të metutjeshëm në ballafaqim me realitetin atje, thotë professor Prend Qetta
MANHATTAN NYC: Ditën e Djelë më 17 mars, në mesdrekë nën përkujdesjen e Akademisë Shqiptaro Amerikane e Shkencave, u mbajt në New York, një takim me shkrimtarin Gregory Lima, mbi prezantimin: e dy librave te të tij me poemë të Xhevat Limanit, me tituj: "Journey to Macedonia - Udhëtim në Maqedoni" - "The Americani - Poema - Agron Mirdita"
Ky takim u mbajtë në Manhattan New York,, në lokalin Caverna Bar&Restaurant. Gregori Lima, shkrimtar dhe gazetar amerikan në 15 vitet e fundit, thanë folësit, është dhe hulumtues i çështjes shqiptare i njohur për ekspertizën në krizën e kaluar në Kosovë dhe luftën atje, ku si thuhet se ka pjesë në misionin jo-zyrtar të Departamentit të Shtetit. Gjithshtu, simbas folësve u tha se ai raportoi për skenën politiko-ushtarake, përpara zhvillimit të konferences së Rambujesë. Autori, i lindur më 1925 në New York, u tha se është i njohur si një misionar dhe diplomat amerikan, që ka raportuar mbi zhvillimet në Ballkan. Dhe, e ndanë jetën e tij mes Eerevanit- Armeni, dhe New Yorkut - SHBA.
Aktori dhe producenti Xhevat Limani, i cili ka pjesën e vetë në librin “The Amerikani” “Agron Mirdita” me firmen e dy autoreve (Gregory Lima dhe Xhevat Limani) tha se ky libër ka shumë gjëra deri tani të pa thëna rreth luftës në Kosovë, që Lima me guxim hedh dritë mbi disa ngjarje të kësaj lufte. Xhevat Limani theksoi se autori Lima hedh dritë gjithashtu edhe për të vërtetën aktuale shqiptare në Maqedoni, siç e quajti ai, e cila sipas tij ka ndërruar formën, ndërsa qëllimi i pushtetit maqedonas ka ngelur i njëjtë, thotë Limani.
Ndërkohë, ai shpjegojë sesi erdhi deri tek ideja për shkruarjen e librit Americani (Agron Mirdita)!
"Mbasi mbaronte nga bisedat me Agron Mirditën, Lima, mbante shënime, shkruante diçka dhe i hidhte në letër, tregoi Limani, duke shtuar se teksa e pyes se çfarë po shkruante ? mu pergjegj se "i kishte lënë përshtypje një kryeluftëtar, i cili, nuk kishte pritur si shumë luftëtar që presin të marrin dekorata, grada dhe levdata, por me të mbaruar lufta erdhi në Shtetet e Bashkuara dhe iu shtrua punës, për të mbajtur familjen".
Saqë, si ishte shprehur Gregory Lima, nuk kam arritur ta kuptojë nga thejshtësia që e karakterizonte Agronin "ishte ai luftëra apo ndonjë tjetër! dhe modestia e tij më shtyu që të shkruaj librin Americani - Agron Mirëdita!"
Destan Dema, folësi kryesorë e këtij prezantimi të këtyre dy librave, "Journey to Macedonia - Udhëtim në Maqedoni" - "The Americani - Poema - Agron Mirdita", tha se këto dy libra sipas tij kan shumë domethënie. Keto libra flasin shumë për popullin shqiptarë të Kosovës, një popull si u shpreh ai që hoqi aq shumë nga makina vrastare e Serbisë. "Në këtë libër shtjellohen shumë aktivitete të tij, takime persona të ndryshëm dhe vlersime, po ashtu ka edhe në brendësinë e saj shumë intervista të cilat përfaqësojnë intelektualitetin e popullit shqiptarë. Lima, me një fondamentalizëm ka trajtuar Konferencën e Rambujesë ndërsa flet për ndërhyrjen në "momentin dhe kohën e duhur" të Natos, e cila shmangu një Bosnje të dytë me Kosovën".
Zoti Lima sipas folësit, nuk i ka shkrujtur gjithë këto tmerre për të ngjallur një urrejtje, në procesin letrar të tij - por, që t'u lërë të kuptojnë të tjerëve, sidomos institucioneve politike Europiane, në trojet etnike shqiptare ku jetojnë sot gjysma e popullsisë së Shqipërisë, duhet të ndërhyjnë pa tjetër spepse Europa i 'është borxhlli" Shqipërisë, në të gjitha drejtimet, dhe kohërat, u shpreh Dema.
Me rastin e promovimit të këtyre dy veprave të autorit Gregory Lima dhe bashkautorit Xhevat Limani, kam patur kenaqsinë dhe privilegjin tim që nga ana profesionale ti bëj një analizë si dhe të jap një vlersim të merituar për këtë punë të jashtzakonshme dhe me vlera shkencore, tha në fjalën e tij - professor Prend Qetta, i dilpomuar në universitetin e Prishtinës dhe atë Southern Connecticut State University, në SHBA.
"Autorët, tha professor Qetta, me një përkushtim dhe sakrificë të pashoqe kanë arritur të na ofrojn një tablo reale mbi atë se çfar po ndodh me popullin Shqiptar në Trojet e veta në gadishullin Ballkanik. Mundimi dhe puna që është bërë për të nxjerrë në dritë një realitet të pa tjetërsueshëm përmes veprës "The Americani", si dhe "Journey to Macedonia" ku me një përkushtim janë përdorur nivele të standardeve të larta shkencore që me egzaktesinë e tyre, e kanë sjellur përpara nesh zhvillimin dhe eskalimin e situatave të pa glorifikuar e hyperbolizuar siç po e shofim në shumë medija e kronika të shkruara dhe televizive, gjë që sipas tij e ka ngritur vlerën e këtyre punimeve shkencore, duke i bërë ato si burime themelore dhe instrukcione për punën tone të mëtutjeshme rreth çështjes kombëtare si dhe zgjedhjes së problemeve në Rajon."
Idetë dhe orjentimi Ideopolitik, konkludoi professor Qetta, të shprehura në dy librat e Gregory Limas, dhe bashkëautor Xhevat Limanin, jo vetëm që na i sqarojnë dhe begatojnë njohurit tona për situatat por këto Ide mund të na shërbejnë edhe si udhërrefimi më i mirë në orjentimin tonë të metutjeshëm në ballafaqim me realitetin atje.
Duke përshëndetur këtë tubim, poetja e njohur Iliriana Sulkuqi, anëtare e Akademisë së Shqiptaro Amerikane të Shkencave , pos përshendetjes, vlersoi prezantimin e dy librave të shkrimtari Gregory Lima dhe bashkë autorit Xhevat Limani, duke recituar edhe një poezi. Më pasë këtë prezantim të dy librave e përshëndetën edhe kryetari Akademisë Shqiptaro Amerikane e Shkencave, professor Skënder Kodra, dhe veprimtari Lekë Përlleshi së bashku me zotin Zef Bala.
Autori i këtyre dy librave Gregory Lima ka theksuar se librat e tij flasin për nje relitet të patjetërsueshëm të luftës në Kosovë, si një pasqyrë edhe mbi gjendjen e shqiptarëve në rajon dhe me theks të veçantë udhëtimet e tij në Maqedoni, dhe takimet me personalitetet atje.
Në fund, foli dhe protogonisti i librit "Americani", Agron Mirdita i cili përshendeti të pranishmit, dhe foli me fjalë miradie për autorin e librit, Gregory Lima, i cili kishte bërë edhe disa raportime nga Kosova. Pra e njihte Luftën dhe Kosovën. Agroni falemnderoi edhe Xhevat Limanin, si dhe dy gazetat Illyria dhe Bota sot. Me modestinë e tij, Agroni tregoi shembullin se si luftëtarët s’kanë nevojë të mburren: "Për, ne tha ai duhet të flasin të tjerët dhe jo ne për vetveten!".
|