 |
Dr. Namik M. Shehu ka lindur në Berat më 1934 . Është diplomuar shkëlqyeshëm në mjekësi në vitin 1957. Banon në Nju Jork familjarisht prej 15 vjetësh.
Është nënshtetas amerikan, sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro - Amerikane të shkencave dhe të Arteve , veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro amerikan në Nju Jork e më gjerë . Ka marrë pjesë aktivisht , në veprimtari organizative dhe shkencore të Akademisë dhe ka zhvilluar një aktivitet të dendur organizativë , të shoqëruar me mbajtje referatesh . Mban gradë e titull shkencor, Kandidat dhe Doktor i Shkencave Mjekësore dhe Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor. |
Ka botuar një seri librash mjekësore dhe publicistike letraro- shkencore , monografi , përshtatje dhe përkthime librash mjekësore dhe ka shkruar e publikuar mbi 60 artikuj shkencor dhe mjaft shkrime shkencore popullore.
Ka mbajtur referate në 20 sesione shkencorse, 7 simpoziume dhe 3 konfrenca shkencore, si dhe referate në kongrese ndërkombëare si në Itali , Belgjikë dhe në Sh.B. A. Ka një publicistikë të gjerë në shtypin periodik, në revista në radio dhe televizionin shqiptar. Në vazhdim Dr. Namiku po i paraqitet publikut me punimin e tij të ri “ Aforizma dhe shprehje të mençura.
Në vitin 1999 zgjidhet sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve dhe drejtues . revistës së Akademisë “ Dituria” në New York . Ka publkuiar mbi 13 libra mjekësore shkencore, ka botuar mbi 75 punime dhe studime mjekësore, si dhe ka shkruar dhe shpërndar broshura me tematikŏ shkencore popullore |